Vdekje e dyshimtë në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

Kronika November 25, 2021 - 09:21

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të mërkurën në Policinë e Ferizajt.

Në raportin e Policisë thuhet se një mashkull ka njoftuar se ka gjetur të shtrirë në dysheme një person, ku më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa Njësiti i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore. /Zëri