I kërkoi 1500 euro për ta dërguar kosovarin në Austri pa vizë, arrestohet shtetasi nga Serbia

I kërkoi 1500 euro për ta dërguar kosovarin në Austri pa vizë, arrestohet shtetasi nga Serbia

Kronika November 24, 2021 - 22:07

Një shtetas serb është arrestuar nga policia kufitare e Kosovës, pasi është kapur duke kontrabanduar një kosovar nga i cili kishte kërkuar mbi 1500 euro për t'i siguruar hyrje në Austri në mënyrë ilegale.

Rasti ka ndodhur sot në orën14:00 në pikën e kalimit kufitar "Dheu i Bardhë", transmeton Zeri.info.

"Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:00, Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht Stacioni Policor Kufitar Dheu i Bardhë, sipas planit operativ, me qellim të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandimit me migrantë,në pikëkalimin kufitar (PKK) Dheu i Bardhë, në dalje të PKK, përmes zyrtarëve policorë kanë arritur të profilizojnë për kontroll sekondare një veturë me targa të Serbisë që e drejtonte një m/sh, shtetas i Serbisë".

"Gjatë kontrollit dhe veprimeve tjera hetimore, është identifikuar viktima m/k, i lindur me 1992, i cili nga një i dyshuar tjetër kishte marr premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, nëse do ti paguante fillimisht njëqind (100) euro të dyshuarit dhe shumën tjetër prej njëmijë e pesëqind (1500) euro pasi të hynë në shtetin hungarez", thuhet në njoftimin e polivisë.

Sipas policisë, viktima tani më i kishte paguar 100 euro personit të dyshuar.

"Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore", thuhet në njoftim. /Zëri