Arrestohen tre persona për prerje ilegale të pyjeve në Bajshe të Istogut

Arrestohen tre persona për prerje ilegale të pyjeve në Bajshe të Istogut

Kronika November 24, 2021 - 20:27

Dy persona janë arrestuar sot pasi dyshohet se në zonën e Bjeshkës Bajshe në Istog kanë vjedhur drunjë, po ashtu gjatë hetimeve policia ka zbuluar se në rast ka elemente të dyshimit për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” nga ana një zyrtari të APK-së, i cili po ashtu është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se në Bajshe, kanë ndaluar automjetin kamion i tipit mercedes, me targa vendore, ku pas verifikimit nga zyrtaret policor është konstatuar se në automjet ka drunjë teknik breu pa dokumentacione përkatëse.

“Po me datë 24.11.2021, rreth orës 03:30, po i njëjti stacion policor kufitar, në zonën e bjeshkës se Radushes ka ndaluar automjetin tjetër-kamionetë e tipit mercedes, po ashtu me targa vendore, ku gjate kontrollit nga zyrtarët policor ka rezultuar se ka të ngarkuar drunjë teknik breu, pa dokumentacione përkatëse. Janë njoftuar personat kompetent të autoriteteve pyjore (APK-së) dhe Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore – Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë rast, janë iniciuar rastet e vjedhjes së pyllit, ku dy te dyshuarit me iniciale N.Z (1989) dhe V.H (1982) shtetas kosovar me urdhër te prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se gjate hetimit të rasteve nga njësiti i hetimeve rajonale, ka zbuluar se në rast ka elemente të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana një zyrtari të APK-së.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i rastit , është iniciuar edhe rasti për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari po ashtu ndalohet për 48 orë.

“Masa drurore ( 8.50 m ë) është sekuestruar, dy automjetet dhe një telefon, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image

Image