Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohen tre persona

Kronika November 24, 2021 - 19:00

Tre persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në Vragoli, ndërsa kanë qenë të përfshira dy vetura dhe janë lënduar tre persona, raporton Zeri.info.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha ka treguar edhe shkaktarin që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Vragoli, në ora 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Të lënduar janë tre persona, kurse të përfshira dy vetura. Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve”, ka thënë Hoxha për “Zërin”.

Me këtë rast, Policia ka pasur një apel për shoferët.

“Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes”, thuhet në apelin e Policisë. /Zëri