Mbyllet rruga Ferizaj – Prishtinë pas një aksidenti
Foto: Ilustrim

Mbyllet rruga Ferizaj – Prishtinë pas një aksidenti

Kronika November 24, 2021 - 18:30

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Ferizaj – Prishtinë.

Kolona të gjata janë krijuar në këtë rrugë, pasi për shkak të aksidentit mes tri veturave, kjo rrugë është mbyllur për qarkullim, ka konfirmuar policia e Kosovës, raporton Zeri.info.

Si pasojë, nga ky aksident janë lënduar tre persona.

“Po është shkaktuar një aksident trafiku në autostradën, Ferizaj- Prishtine, ku të përfshira janë 3 automjete, dhe deri tani raportohet për 3 persona të lënduar. Rruga në këtë lokacion është e mbyllur deri të kryhet vendshikimi nga ekipet kompetente”, ka bërë të ditur policia. /Zëri