Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën armë e fishekë në veturë
Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën armë e fishekë në veturë

Kronika November 24, 2021 - 17:11

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi gjatë kontrollit në veturën e tij policia ka gjetur një armë dhe disa fishekë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj për kontroll.

“Gjatë kontrollimit të automjetit dhe shoferit , te shoferi është gjetur një armë zjarri me dy fishek”.

“Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, rasti është iniciuar ‘’Armëmbajtje pa leje’’ për procedurë të rregullt , ndërsa arma dhe fishekët janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Zëri