Policia kufitare kap sasi të madhe barnash kontrabandë në Zhegër [foto]
Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje - Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës kanë kapur sasi të madhe barnash.
Rreth orës 21:10 të datës 2 nëntor, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriu, kanë identifikuar një automjet (kombi), si i dyshuar për kontrabandonim malli, raporton “Zëri”.
Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti kombi i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia, si dhe pronari i automjetit është identifikuar dhe është në kërkim.
Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave, të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante: Kamagra 19X50x7, Daleron 25x8x500, Kalcium 6x40x50+40x40x50, Testosterone118x5x10, Clenbutero l94x5x100, Lunata 5x12x10, Sintrom 1000 x20, Lexilium 22x10x30, Sulfaspalim 98x50, Vitamin A+D3 120x50, Cutirox 470x50, Ketanol 200x10, Salbutamol 198x10x60, Volsulfleks 59x30+28x60, Karopelidol 150x25, Klindamicin 141x16, Alvotadin 20 – Sirup, Deprozel 40x20, Stugeran 300x50, Andol 49x20, Oikomid 305x60, Hepathrumbin –H 50x10 +50Mast dhe Torecan 110x50.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore. /Zëri