Ngrihet aktakuzë për vrasjen e 24 qershorit në një kafene në Gjilan

Ngrihet aktakuzë për vrasjen e 24 qershorit në një kafene në Gjilan

Kronika October 28, 2021 - 09:51

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”, i cili me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 Qershor 2021.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 Qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C.

Nga kjo prokurori kanë bërë të ditur se për shkak të një mosmarrëveshje verbale, i njëjti e ka goditur me thikë viktimën, ndërsa nga plagët e marra i ndjeri nuk ka mbijetuar dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit ka ndërruar jetë.

“Me këto veprime, i pandehuri B.Z., ka kryer veprën e sipërshënuar penale”, thuhet në njoftim. /Zëri