Gjakovarja e braktis djalin 14-muajsh

Gjakovarja e braktis djalin 14-muajsh

Kronika October 28, 2021 - 09:39

Një grua nga Gjakova është arrestuar të enjten, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se e dyshuara ka dalë nga strehimorja pa paralajmërim dhe ka braktisur djalin e saj 14-muajsh.

“Zyrtarët e QPS-së fëmijën - djalin e braktisur e kanë dorëzuar te prindi - babai i tij, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raportin e PK-së. /Zëri