Trafikoi dy të mitura, arrestohet ferizajasi

Trafikoi dy të mitura, arrestohet ferizajasi

Kronika October 28, 2021 - 09:15

Dje një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i arrestuari dyshohet se ka punësuar dhe strehuar dy viktimat femra, njëra e moshës 13-vjeçare dhe tjetra e mitur 15-vjeçare.

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri