Arrestohen dy persona në Merdar, dyshohet se vodhën cigare në vlerë prej 50 mijë eurove

Arrestohen dy persona në Merdar, dyshohet se vodhën cigare në vlerë prej 50 mijë eurove

Kronika October 26, 2021 - 23:14

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i kanë dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve ndodhura në zona të ndryshme.

Si pasojë e kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar të implikuar në raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.

Këtë për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, një 41 dhe 39-vjeçar janë arrestuar për vjedhjen e 50 mijë eurove.

“Janë arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në Terminalin Doganor në Merdare, me c'rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth pesëdhjetëmijë euro”, tha ai.

Ai tha se të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Zëri