Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë sulmoi fizikisht një grua në market

Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë sulmoi fizikisht një grua në market

Kronika October 26, 2021 - 09:51

Një burrë ka sulmuar fizikisht një femër të dielën në një market në Prishtinë, ndërsa pamjet janë publikuar të hënën në media.

Në lidhje me këtë rast sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet F.B., i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua, transmeton Zeri.info.

Ky rast është cilësuar si “Sulm” nga Prokuroria e Shtetit, ndërsa është kërkuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Sulmi’, nga Neni 184 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i Shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri