Arrestohet i dyshuari që plagosi një person në “Ulpianë”

Arrestohet i dyshuari që plagosi një person në “Ulpianë”

Kronika October 26, 2021 - 08:43

Mbrëmë rreth orës 22:00 një person është plagosur në rrugën “Egnatia”, në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Policia sot ka bërë të ditur se për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, transmeton Zeri.info.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb, ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën - pistoletë me një karikator, me tre fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri