Arrestohen dy të dyshuar për shitje të paautorizuar të armëve

Arrestohen dy të dyshuar për shitje të paautorizuar të armëve

Kronika October 19, 2021 - 21:29

Policia kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Ditët e veprimit të përbashkët 2021’, më 19.10.2021, në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve, rreth orës 15:20, kanë dërguar për kontroll në ‘vijën e dytë’ një veturë me targa vendore që vinte nga Serbia për në Kosovë.

Përmes një njoftimi nga Policia thuhet se gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur 75 copë fishek të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12/70, për të cilët drejtuesi i automjetit Q.S., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar) nuk posedonte leje dhe nuk i kishte deklaruar se i kishte në veturë.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e ameve apo materieve plasëse’ dhe të kryhet kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se “gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Karaçevë e Epërme-Kamenicë, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e gjuetisë, 47 copë fishekë dhe një armë e ftoftë (thikë/bajonetë). Policia me këtë rast ka intervistuar edhe një të dyshuar të dytë A.S., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar) për përfshirje në veprën penale të lartcekur”.

Sipas Policisë, me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Zëri