Arrestohet personi që festoi me armë fitoren e PDK-së në Skenderaj

Arrestohet personi që festoi me armë fitoren e PDK-së në Skenderaj

Kronika October 19, 2021 - 09:34

Policia në Skenderaj ka arrestuar një person 55-vjeçar, pasi dyshohet se kishte festuar me armë fitoren e kandidatit të PDK-së në Skenderaj në zgjedhjet e së dielës.

Të dielën, rreth orës 21:300, pas përfundimit të zgjedhjeve në sheshin “Adem Jashari”, është raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe njësia e hetimeve e Policisë, pas një punë operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë

automjetin nga i cili dyshohet se personin i dyshuar R.N., 55 vjeçar, ka gjuajtur me armë zjarri në shenjë feste.

“Policia ka arrestuar personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, shtetas i Republikës së

Kosovës dhe si provë materiale i është sekuestruar një armë e llojit Zastava, një karikator me 5 fishekë. Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’. /Zëri