Rrahu babanë, arrestohet një 37-vjeçar në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Rrahu babanë, arrestohet një 37-vjeçar në Ferizaj

Kronika October 19, 2021 - 08:44

Një person në Ferizaj është arrestuar të hënën ka bërë të ditur sot policia.

Policia dje rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në rrugën e ‘Krujës’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet R.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij”, ka njoftuar Policia.

Bëhet e ditur se i dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /Zëri