Një i lënduar rëndë në aksidentin mes një kamioni dhe veture, policia jep detaje

Një i lënduar rëndë në aksidentin mes një kamioni dhe veture, policia jep detaje

Kronika October 18, 2021 - 17:04

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një aksident të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Dobërqan, në aksion rrugor Gjilan - Kamenicë.

Zëdhënësi i Policië Ismet Hashani ka thënë për “Zërin” se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture.

Hashani ka njoftuar se vozitësi i veturës, për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim, gjersa pasagjerja po ashtu e lënduar është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.

“Policia e Kosovës njësitet e trafikut jan duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, tha Hashani. /Zëri