Vritet një 41-vjeçar në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Vritet një 41-vjeçar në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Kronika October 18, 2021 - 11:14

Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Batllavë të Podujevës.

Policia ka konfirmuar për “Zeri.info” se rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:00 dhe viktimë e rastit është 41-vjeçari G.B.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se një person është arrestuar në lidhje me këtë rast.

“Sot rreth orës 08:00 në fshatin Gërdovc të Podujevës policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ndodhur sot në fshatin Batllavë të Podujevës. Personit të dyshuar, B.B., mashkull, 47 vjeç, i është sekuestruar edhe një armë zjarri, që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Viktimë në këtë rast është G.B. (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur Ahmeti për “Zërin”.

Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si “Vrasje e rëndë”. /Zëri