Përleshje me thika në Prishtinë, arrestohen tre persona

Përleshje me thika në Prishtinë, arrestohen tre persona

Kronika October 15, 2021 - 21:24

Sot rreth orës 15:30 ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku ishin të përfshirë disa persona.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ka qenëi shpejtë reagimi i zyrtarëve policor që arrestuan tre persona të përfshirë në këtë rast.

Sipas saj, zyrtarët policor sekuestruan një armë të ftohtë, thikë.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i një zyrtati policor të njësitit special (në rroba civile), në vendngjarje si edhe i zyrtarëve nga stacioni qendra , ai që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme të ftohtë /thikë. Aktualisht policia ka nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti. /Zëri