Nëna e bën për emergjencë mësuesen pasi i bëri vërejtje vajzës së saj

Nëna e bën për emergjencë mësuesen pasi i bëri vërejtje vajzës së saj

Kronika October 15, 2021 - 15:14

Një grua është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një mësuese në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok.

Në raportin e Policisë thuhet se ky rast ka ndodhur pasi mësuesja kishte shkruar një vërejtje ndaj vajzës së të dyshuarës, transmeton Klankosova.tv.

“Në lidhje me këtë policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P. (F/K), 35-vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër, viktimën në këtë rast H.L. ( F/K) 58-vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë, kishte marrë një vërejtje. E dyshuara pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor dhe vetëgjyqësi’’’, thuhet në njoftim.