Paraburgim ndaj dy personave për kontrabandim me migrantë

Paraburgim ndaj dy personave për kontrabandim me migrantë

Kronika September 22, 2021 - 16:13

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, ndaj dy personave të dyshuar se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

Masa është shqiptuar ndaj F.R., dhe Sh.B.., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të lartcekur, transmeton Zeri.info.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve F.R., dhe Sh.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: - Më datë 20 shtator, në orët e mesditës në autostradën “Ibrahim Rugova” – aksin rrugor Vërmicë – Prizren është vërtetuar se të pandehurit në bashkëkryerje merren me kontrabandim të migrantëve, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa policia kufitare ishte duke patrulluar në lokacionin e lartpërmendur, vërejnë veturën (1) të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri F.R., si dhe një veturë tjetër (2) të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Sh.B., ku brenda veturës (1) të të pandehurit F.R., ishin 5 shtetas sirianë, ndërsa në veturën (2) të pandehurit Sh.B., kanë qenë 4 shtetas sirianë, por të cilët me të vërejtur policinë kanë dalë nga vetura (2) e të pandehurit Sh.B., dhe janë larguar nga i vendi i ngjarjes, me ç ’rast të pandehurit janë ndaluar nga ana e policisë së bashku me 5 shtetasit e tjerë sirianë, të cilët u janë nënshtruar procedurave të rregullta nga autoritetet kompetente të emigracionit”, thueht në njoftimin e gjykatës.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka bërë të ditur se ka marrë parasysh faktin se procedura është në fazën fillestare, dhe nëse të pandehurit lihen në liri mund të fshihen apo të largohen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, si dhe duke marrë parasysh peshën e rëndë dhe rrezikshmërinë e madhe shoqërore nga vepra penale e dyshuar kontrabandim me migrantë, i cili sipas gjykatës, ky aktivitet është në rritje në vendin tonë, e bëjnë të arsyeshme dhe të domosdoshme që ndaj të pandehurve të lartcekur të caktohet masa e paraburgimit.

|Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të pandehurit është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të procedurës penale – hetimore, kështu që ndaj të pandehurit të lartcekur u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë”, thuhet në fund të njoftimit. /Zëri