Grabitje e armatosur në Prizren, të dyshuarve u “çmontohet” arma

Grabitje e armatosur në Prizren, të dyshuarve u “çmontohet” arma

Kronika September 21, 2021 - 09:47

Dje në orët e para të mëngjesit në Prizren është kryer një grabitje, që nuk ka shkuar sipas planit.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar, aty ishte ndalë një veturë në të cilën kishin qenë dy persona ku njëri prej tyre kishte dalë nga vetura dhe nën kërcënimin e armës viktimës i kishte kërkuar para, por viktima duke u mbrojtur e kishte goditur të dyshuarin, shkruan Zëri.

Si pasojë e goditjes, kafka e armës kishte rënë dhe ka mbetur në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, të dyshuarit me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa orëve janë ndaluar dhe arrestuar nga njësiti policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Zëri/