Goditi për vdekje këmbësoren, arrestohet shoferi në Prizren

Goditi për vdekje këmbësoren, arrestohet shoferi në Prizren

Kronika September 20, 2021 - 10:16

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:26, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren femër, e cila pasi dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë.

“Vdekje e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti vazhdon të hetohet. /Zëri