Aksident trafiku në “Kodrën e Trimave”, lëndohen 7 persona

Aksident trafiku në “Kodrën e Trimave”, lëndohen 7 persona

Kronika September 19, 2021 - 20:49

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në lagjën “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”, ka thënë ajo.

Sipas saj, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /Zëri