Nga një muaj paraburgim për zyrtarët e MPB-së dhe të MPJ-së të dyshuar për marrje ryshfeti

Nga një muaj paraburgim për zyrtarët e MPB-së dhe të MPJ-së të dyshuar për marrje ryshfeti

Kronika September 18, 2021 - 12:18

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve B.G., A.F., H.H. dhe J.H., nën dyshimet se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Pas seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.