Mbyllet një lokal në Rahovec, organizoi muzikë live me shumë mysafirë
Foto ilustruese

Mbyllet një lokal në Rahovec, organizoi muzikë live me shumë mysafirë

Kronika September 16, 2021 - 20:11

Policia rajonale e Gjakovës së bashku me inspektorët e AUV-it kanë mbyllur sot një lokal në fshatin Xërxë të Rahovecit, pasi nuk po respektoheshin masat anti-COVID në fuqi.

Deri te mbyllja e këtij lokali ka ardhur pasi aty ishte organizuar muzikë live dhe kishte shumë mysafirë, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Veprimet e ndërmarra nga ana e patrullës policore dhe inspektorët kanë qenë: Një fletëparaqitje dhe mbyllja e përkohshme e lokalit e shqiptuar nga Inspektorët e AUV-it dhe 18 fletëparaqitje ndaj pjesëmarrësve brenda në lokal”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia po ashtu ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë vendimet të cilat janë në fuqi, pasi siç thonë ata, toleranca për shkeljet e tyre do të jetë zero. /Zëri