Pas denoncimit nga qytetarët, arrestohen gjashtë persona për fajde në Pejë e Gjakovë
Foto ilustruese

Pas denoncimit nga qytetarët, arrestohen gjashtë persona për fajde në Pejë e Gjakovë

Kronika September 16, 2021 - 18:32

Prokuroria Themelore në Pejë dhe ajo në Gjakovë, pas hetimeve disa mujore sw bashku me Policinë e Kosovës, dje dhe sot kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për fajde.

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore të Pejës, ndërsa një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Sipas një njoftimi për media theksohet se gjatë fazës hetimore, janë kontrolluar disa lokacione në Pejë, Deçan dhe Gjakovë, nga të cilat janë sekuestruar katër vetura, telefona, dokumente, armë, para dhe prova tjera, si dhe janë bllokuar disa xhirollogari bankare të dyshuarave për shkak të veprës penale të lartcekur.

“Ky rast ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë raportuar personat e dyshuar që merren me veprimtarin e fajdesë. Lusim të gjithë ata të cilët kanë informata për persona të implikuar në veprimtari të fajdeve t’i raportojnë në Prokurorinë e Shtetit ose në Policinë e Kosovës.”, thuhet ndër të tjerash në njoftim. /Zëri