Arrestohet një mjek, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohet një mjek, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Kronika September 16, 2021 - 15:13

Një mjek është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se ka keqpërdorur pozitën.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media Policia e Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar’, nga Neni 414 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A. është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. /Zëri