Ndalohet një person në Prishtinë, i dyshuar për organizim të grupit kriminal të organizuar

Ndalohet një person në Prishtinë, i dyshuar për organizim të grupit kriminal të organizuar

Kronika September 16, 2021 - 14:14

Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas kryerjes së disa kontrolleve dhe sekuestrimeve të përkohshme në një lokacion në komunën e Pejës, ndaj një personi të dyshuar me inicialet K.B., është ndaluar për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”.

“Gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një ‘IPhone 7’, një ‘IPhone X-MAX’, si dhe një çantë e vogël krahu së bashku me armën e shkurtër revole kalibri: 9X19 mm, dy karikatorë (jashtë armës) të së njëjtës armë, njëri me dhjetë fishekë dhe tjetri me tetë fishekë të kalibrit 9 mm LUGER, 20 (njëzet) fishekë të tjerë (jashtë karikatorëve) të kalibrit 9 mm LUGER dhe një brisk i vogël ngjyrë ushtarake”, thuhet në komunikatë e Prokurorisë.

Prokuroria bën të ditur se me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri