Avokati tenton ta fusë një telefon në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ndalohet nga oficerët

Avokati tenton ta fusë një telefon në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ndalohet nga oficerët

Kronika September 16, 2021 - 11:11

Dje, rreth orës 13:05, në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda Qendrës.

Sipas njoftimit të SHKK-së, oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës kanë hetuar se avokati Y.H. në çantën e tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda Qendrës.

“Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast kanë lokalizuar provat materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin”, thuhet në njoftim.

Nga SHKK-ja kanë thënë se mbetën të përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe i substancave narkotike dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla. /Zëri

Image