Zhduket një e mitur në Prizren

Zhduket një e mitur në Prizren

Kronika September 16, 2021 - 09:33

Një grua nga Prizreni ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza e saj e mitur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e mitura është zhdukur nga data 14 shtator e këtij viti.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj (e mitur) femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas tij, rasti është duke u hetuar. /Zëri