Të dyshuarit për vrajsen e 50-vjeçarit në Gjilan janë në arrati

Të dyshuarit për vrajsen e 50-vjeçarit në Gjilan janë në arrati

Kronika September 12, 2021 - 22:54

Një person nga Bujanoci është vrarë sonte Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se 50-vjeçari dyshohet se është vrarë nga dy persona të cilët janë në arrati, raporton Zeri.info.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, në një konferencë për media ka bërë të ditur se policia nuk ka informata për vendodhjen e dy personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje

"Deri më tani nuk kemi informata për vendodhjen e dy personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje, policia e Kosovës është duke punuar në të gjitha drejtimet që ata të lokalizohen dhe arrestohen", ka thënë Hashani, transmeton Zeri.info.

Hashani tha se koha kur ka ndodhur rasti ka pasur shumë njerëz në vendin e ngjarjes dhe policia ka intervistuar shumë dëshmitar. /Zëri