Zbulohen dy parcela me drogë në Koshare, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Zbulohen dy parcela me drogë në Koshare, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Kronika August 05, 2021 - 17:30

Policia e Kosovës në një operacion ka zbuluar dy parcela të mbjellura me bimë të dyshuara narkotike në zonën e Koshares në kufi me Shqipërinë.

Policia ka njoftuar se, sot njësitet policore të SPMK në Ponoshec rreth orë 05:20 gjatë realizimit të detyrave të tyre në atë zonë pranë dy parcelave ku ndodheshin bimët e dyshuara narkotike kanë ndaluar dhe identifikuar një person të dyshuar mashkull (A.H.) shtetas i Shqipërisë.

“I dyshuari i lartcekur është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit kompetent ndaj tij është iniciuar rast, përderisa i njëjti ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Në vendin e ngjarjes (lokacioni mbi fshatin Koshare), janë zbuluar dy parcela me gjithsej (317) bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, me madhësi nga 50cm deri në 100 cm”, thueht në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se nga njësitet kompetente është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent është bërë shkatërrimi (djegia) e bimëve në vend të sigurt dhe duke ndërmarr masat e nevojshme për lokalizim dhe mbikëqyrje të kontrolluar të zjarrit në këtë periudhë.

“Vlen të potencohet se për shkak të rrezikshmërisë së lartë, konfiguracioni të terrenit dhe se vendi i ngjarjes ndodhej afër vijës kufitare me Republikën e Shqipërisë asistencë relevante është ofruar nga Policia e Shtetit Shqiptar”, thuhet në komunikatën e policisë. /Zëri

Image

Image

Image

Image