Lëndohen dy fëmijë në Podujevë nga erërat e forta

Lëndohen dy fëmijë në Podujevë nga erërat e forta

Kronika August 05, 2021 - 14:43

Dy fëmijë janë lënduar sot në Podujevë nga erërat e forta.

Komuna e Podujevës, parmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKMF për trajtim.

“Në sheshin ‘Katër Dëshmorët’, pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për ‘Javën e Diasporës’. Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët menjëherë nga ekipi i QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj komune, fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar: drejtori i Shëndetësisë Driton Veliu dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci e nga ekipet mjekësore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë. /Zëri