Kapen dy persona duke kaluar ilegalisht kufirin me 36 copa dhi

Kapen dy persona duke kaluar ilegalisht kufirin me 36 copa dhi

Kronika August 05, 2021 - 10:10

Dje janë ndaluar dy persona nga policia në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasi po kalonin ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.

Sipas Policisë, dy të dyshuarit po transportonin edhe 36 copa dhi pa dokumente përkatëse.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri