Arrestohet një shtetas i Belgjikës në aeroportin “Adem Jashari”
Foto ilustruese

Arrestohet një shtetas i Belgjikës në aeroportin “Adem Jashari”

Kronika August 04, 2021 - 08:53

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë është arrestuar një shtetas i Belgjikës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane.

Në raportin 24-orësh të Policisë theksohet se rasti ka ndodhur më një gusht.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri