Autobusi i përfshirë nga flakët dje në Han të Elezit ishte me 20 shtetas të Serbisë

Autobusi i përfshirë nga flakët dje në Han të Elezit ishte me 20 shtetas të Serbisë

Kronika August 04, 2021 - 08:40

Një autobus me 20 pasagjerë, shtetas të Serbisë, është përfshirë nga zjarri dje në magjistralen Kaçanik - Han i Elezit.

Sipas Policisë, ende nuk dihen shkaqet.

Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit autobusi është djegur në tërësi, teksa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. /Zëri