Vdes avokati Besnik Blakaj

Vdes avokati Besnik Blakaj

Kronika August 03, 2021 - 12:37

Sot ka vdekur avokati Besnik Blakaj, nga Peja.

Lajmin e ka dhënë Oda e Avokatëve e Kosovës.

“Oda e Avokatëve e Kosovës ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e Odës.

Sipas postimit të OAK-ut, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më datën 03.08.2021, në fshatin Vrellë – komuna e Istogut, në orën 17:00, transmeton Zeri.info.

Avokati Besnik Blakaj u lind më 06.07.1962, në fshatin Zhur, komuna e Prizrenit.

Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës, më datën 08.09.1993, ndërsa provimin e jurisprudencës e kishte dhënë më datën 20.09.2003, në Prishtinë.

Avokati Besnik Blakaj ka ushtruar profesionin e avokatit që nga data 11.11.2003, me seli të zyrës në Pejë. /Zëri

Image