Vdes një 17-vjeçar në një aksident në Ferizaj

Vdes një 17-vjeçar në një aksident në Ferizaj

Kronika August 03, 2021 - 08:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Talinovc i Muhaxherëve, në Ferizaj.

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50 në fshatin ku përfshirë ishte vetëm një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore, raporton Zeri.info.

“Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Pojatë në drejtim të Ferizajt dhe për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit, ku edhe përfundon jashtë rrugës”, ka bërë të ditur Policia në Ferizaj.

Viktima e këtij aksidenti është pasagjeri L.A., 17-vjeçar dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal të Ferizajt, ndërsa lëndime trupore pëson drejtuesi i automjetit N.A. (M/K), 21-vjeçar, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin”, thuhet në komunikatë. /Zëri