Arrestohet në Ferizaj 29-vjeçari i kërkuar nga gjykata për “Sulm seksual”

Arrestohet në Ferizaj 29-vjeçari i kërkuar nga gjykata për “Sulm seksual”

Kronika August 02, 2021 - 14:47

Policia në Ferizaj ka arrestuar sot 29-vjeçarin O.B., i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore për veprën penale “Sulm Seksual”.

I njëjti ishte i dënuar me burgim prej tre vjetëve për këtë vepër dhe pas kompletimit të dokumentacionit do të dërgohet në vuajtje të dënimit. /Zëri