50 euro gjobë për shoferin në Ferizaj që voziti në trotuar

50 euro gjobë për shoferin në Ferizaj që voziti në trotuar

Kronika August 02, 2021 - 09:58

Një shofer në Ferizaj është gjobitur pas raportimit nga qytetarët me video se i njëjti nuk ka respektuar shenjën e komunikacionit dhe ka hyrë në trotuar me veturën e tij.

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se ka identifikuar shoferin 61-vjeçar L.Z. dhe pasi ka pranuar kundërvajtjen i është shqiptuar gjoba prej 50 eurove, transmeton Zeri.info.

“Policia e ftoi qytetarin L.Z. (M/K) 61-vjeçar në Stacionin Policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas Ligjit të Komunikacionit Rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image

Image