Aksident trafiku me fatalitet në Malishevë
Foto: Ilustrim

Aksident trafiku me fatalitet në Malishevë

Kronika August 02, 2021 - 09:06

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Terpezë të Malishevës.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur të hënën në mëngjes mes dy veturave dhe si pasojë një person ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Një person është arrestuar në lidhje me këtë rast.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë, një mashkull kosovar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri