Aksident në Prishtinë, vetura përplaset në trafostacionin e rrymës

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset në trafostacionin e rrymës

Kronika August 02, 2021 - 08:24

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Sipas një njoftimi nga KEDS-i, një veturë është përplasur në trafostacion në lagjen “Kodra e Trimave” dhe nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, transmeton Zeri.info.

Nga KEDS-i kanë bërë të ditur se si pasojë e dëmtimeve në trafo, kjo lagje ka mbetur pa energji elektrike dhe nuk dihet se kur kryhen punimet në rregullimin e këtij trafistacioni.

“Si pasojë e një aksidenti, sot në orët e para të mëngjesit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në asetet e KEDS-it, ku për pasojë i gjithë stabilimenti shpërndarës i energjisë për një pjesë të lagjes ‘Kodra e Trimave’ (Prishtinë) ka dalë jashtë funksionit.

Ekipet tona, me të pranuar informatën kanë dalë menjëherë në terren, ku fillimisht kanë bërë eliminimin e çdo rreziku eventual dhe kanë filluar punimet në rregullimin e këtij trafostacioni”, thuhet në njoftimin e KEDS-it. /Zëri

Image