27-vjeçaja shqiptare në SHBA ekzekutohet në makinë në sy të fëmijëve

27-vjeçaja shqiptare në SHBA ekzekutohet në makinë në sy të fëmijëve

Kronika August 01, 2021 - 14:32

Një krim i rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA, ku është vrarë një 27-vjeçare shqiptare.

Trupi i saj i pajetë u gjet në makinë, brenda së cilës ishin edhe dy fëmijët, të tmerruar nga çfarë kishin parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kopshtit Memorial “Woodlawn” pasditen e ditës së djeshme. Viktima është identifikuar si Joana Peca, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja përse u qëllua për vdekje.

Pasi morën telefonatën mbi rastin, oficerët e policisë u nisën drejt vendngjarjes ku gjetën trupin e pajetë të viktimës, që kishte marrë plagë të dukshme në trup.

“Dy fëmijët do të flenë sonte pa nënën e tyre”, tha shefja e policisë së St.Petersburg, Sandra Bentil.

Ende nuk dihet autori i krimit dhe motivet që e kanë shtyrë të kryejë vrasjen, ndërkohë që një hetim ka nisur për rastin. /TCH