Vdes në spitalin e Fierit një 68-vjeçar nga Prizreni

Vdes në spitalin e Fierit një 68-vjeçar nga Prizreni

Kronika August 01, 2021 - 14:02

Një 68-vjeçar nga Prizreni kishte udhëtuar për pushime në plazhin e Shëngjinit, por ndërroi jetë në spital.

Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet se vdekja erdhi si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak”, njofton policia. /TCH