Istog: Vdes i riu disa ditë pasi u godit nga makina

Istog: Vdes i riu disa ditë pasi u godit nga makina

Kronika August 01, 2021 - 12:40

Një i ri nga komuna e Istogut ka vdekur në QKUK, disa ditë pasi u godit nga një veturë në fshatin Dubravë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 23.07.2021, Policia u patë informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut mes një veture dhe një këmbësori. Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës pastaj si pasojë e plagëve të marra është përcjellë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa sot jemi informuar se viktima ka ndërruar jetë”, tha Rugova.