Vdes një 74-vjeçar në aksidentin në aksin rrugor Malishevë-Arllat, lëndohen edhe dy të tjerë

Vdes një 74-vjeçar në aksidentin në aksin rrugor Malishevë-Arllat, lëndohen edhe dy të tjerë

Kronika August 01, 2021 - 11:05

Një 74-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në aksin rrugor Malishevë-Arllat.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj ka thënë se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona.

“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me perfundim me fatalitet. Sipas mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, tha ai.

Sipas GJurkajt, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrëfiksat dhe Emergjenca mjeksore. /Zëri