Arrestohet 21-vjeçari në Ferizaj pasi publikoi video në “Tik Tok” duke dëmtuar me thikë pronën publike

Arrestohet 21-vjeçari në Ferizaj pasi publikoi video në “Tik Tok” duke dëmtuar me thikë pronën publike

Kronika August 01, 2021 - 10:37

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë ka pranuar informacione se një qytetarë , i ka postuar në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ dy video incizime, duke provokuar me një mjet të mprehtë ( thikë) dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosova ka bërë të ditur se ka identifikuar personin ku të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj .

Sipas PK-së, personi me inicialet F.V ( M/K) , i moshës 21-vjeçar, ka shpërndarë në rrjetet sociale dy video incizime, njërin përpara Gjykatës Themelore dhe tjetrin në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.

“Pasi është intervistuar nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, dëmtim i pronës publike dhe ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri