Arrestohet shqiptari në Angli, kapet me 40 mijë funte

Arrestohet shqiptari në Angli, kapet me 40 mijë funte

Kronika July 31, 2021 - 20:22

Një shqiptar, 23-vjeçar është dënuar me 22 muaj burgim në Angli, pasi u kap me shumën e 40 mijë paund në makinën e tij, pas një përndjekjeje të rrezikshme nga policia.

Mediet e huaja bëjnë me dije se shqiptari quhet Florim Sula dhe se përdorte patentë të falsifikuar. Në momentin kur policia rrugore i bëri shenjë të ndalonte, 23 vjeçari i dha më shumë gaz makinës, duke ecur me 100 km në orë, për t'iu larguar policisë.

Megjithatë pavarësisht tentativës, shqiptari u kap nga policia vendase. Në makinën e tij u gjendën 40 mijë paund dhe patenta e falsifikuar.

Dje, 30 korrik, Gjykata e Luton e dënim me 22 muaj heqje lirie, për akuzat vozitje  e rrezikshme dhe posedim dokumentesh të rreme identifikuese.

Mësohet se 23-vjeçari, ka thënë në Gjykatë se punonte si kamerier në Shqipëri dhe kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer një borxh familjar. /oranews