Shqiptari që vrau gruan në Greqi del para gjykatës: E vrava për çështje nderi

Shqiptari që vrau gruan në Greqi del para gjykatës: E vrava për çështje nderi

Kronika July 31, 2021 - 17:03

40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij në Daphne të Greqisë, është dërguar në gjykatë disa orë më parë dhe më pas i është  dorëzuar komisariatit, ku do të lihet në qeli deri në marrjen e një dënimi.

Florand Shehu është shfaqur kokë ulur para gjykatës të Athinës, ndërsa mësohet se para trupës gjykuese ai ka qëndruar i heshtur.

Një ditë më parë 40-vjeçari u vetëdorëzua në polici pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Anisën, pas një sherri për xhelozi.

 “Isha xheloz për të … Mendoj se ajo po më tradhtonte. Më turbullua  mendja dhe e vrava. Ishte çështje nderi”, u shpreh 40–vjeçari gjatë marrjes në pyetje nga autoritet greke. Oficerët e policisë që shkuan  në shtëpi pas vetëdorzimit të autorit të ngjarjes e gjetën viktimën të mbuluar nga gjaku.

Autori dyshohet se ka ushtruar kontroll të vazhdueshëm mbi viktimën pavarësisht faktit se para të tjerëve ai dukej bashkëshort i përkushtuar. Sipas dëshmisë së fqinjëve, çifti kishte zënka të shpeshta, dhe situata dukej  se po përkeqësohej çdo ditë, pasi policia u informua më 11 Korrik kur ngriti një padi mbi autorin.

I akuzuari do të çohet në prokurori, ndërsa hetimi paraprak për rastin po vijon. Ekzekutimi i viktimës, nënë e një fëmije të mitur ka shokuar opinionin grek dhe shqiptar, marrë shkas nga mënyra se si autori vrau bashkëshorten duke i prerë fytin. /klantv